Policia e Shtetit duket se është vënë në syrin e ciklonit të “luftës së ftohtë” mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në vijim të akuzave dhe replikave të ashpra nga të dyja krahët lidhur me rolin që Policia ka luajtur në luftën kundër kanabizimit të vendit, një tjetër deklaratë e fortë në adresë të LSI-së ka ardhur nga selia rozë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Oktapod” i ka cilësuar të turpshme akuzat e bëra nga LSI ndaj Policisë së Shtetit, duke shtuar se “Ajo që më vjen keq mua është se kur një politikan kushdo qoftë ai, qoftë edhe i partisë time apo edhe i partisë aleate apo kundërshtare merr përsipër të hedhë baltë kundër punonjësve Policisë së Shtetit. Është faji i tyre që edhe ja fusin kot kur duan të bëjnë pis Policinë e Shtetit sepse këtu është një turp i madh..”, – ka deklaruar ndër të tjera Balla. “BalkanWeb” zbardh më poshtë pjesë të intervistësë së dhënë nga Taulant Balla për Tyrjan Hyka.

LSI, aleati kryesor i PS thotë që Policia e Shtetit duhet të ndalojë spektaklet televizive dhe të bëjë luftë reale kundër kanabizimit të vendit?
Ajo që më vjen keq mua është se kur një politikan kushdo qoftë ai, qoftë edhe i partisë time apo edhe i partisë aleate apo kundërshtare merr përsipër të hedhë baltë kundër punonjësve Policisë së Shtetit.
Nuk besoj që Luan Rama flet pa lejen e Ilir Metës…
Është faji i tyre që edhe ja fusin kot kur duan të bëjnë pis Policinë e Shtetit sepse këtu është një turp i madh…më vjen keq që herë pas here bëjnë devijacione të një mesazhi që ne duhet ta kemi të përbashkët kur vjen fjala për shtetin ligjor, për reformën në drejtësi, për mbështetjen që ka nevojë Policia e Shtetit.
A i vini notën 10 këtij kolicioni kur ministrat e LSI-së kërkojnë Metën kryeministri? A ka një krisje brenda koalicionit?
Që ta mbyllim këtë historinë e koalicionit ne prej fundvitit të kaluar kemi shprehur gatishmërinë tonë që “Aleanca për Shqipërinë Europiane” të vazhdojë rrugëtimin qeverisës në drejtimin e duhur dhe pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm të çuarjes përpara të reformave ne kemi ftuar të jetë edhe LSI edhe anëtarë të tjerë të aleancës sonë. Për mua e rëndësishme është që ne këtë koalicion jemi të gatshëm ta mbajmë sëbashku pastaj se kush flet nga LSI, për mua kjo nuk ka asnjë rëndësi për mua. Unë kam shumë besim që ne do të punojmë sëbashku. Z.Meta ka mbështetur reformën në drejtësi dhe unë ju thashë që për PS-në kush mbështet çuarjen përpara të reformës në drejtësi, rrugën integruese të Shqipërisë është i mirëseardhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb