Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë me dije se marrëveshja e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese janë dy procese të pavarura që trajtohen në mënyrë të pavarur nga Kuvendi.

Ai garantoi se Kodi Zgjedhor më 15 qershor diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe asnjë amendament nga ato çfarë janë dakordësuar nuk do të preket, pra marrëveshja do të miratohet siç e përcakton dokumenti i marrëveshjes.

Nga ana tjetër Balla tha se ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave janë proces më vete, tërësisht i pavarur dhe do të ecet sipas përcaktimeve në Kushtetutë sa i përket këtij procesi.

”Unë dua t’ju them që procesi i ndryshiemve kushtetuese hec në mënyrë të pavarur nga kodi zgjedhor. Gjithçka që është dakordësuar më 5 qershor nuk do të preket.

Pra në Kodin Zgjedhor, është depozituar 1 korrik, më 15 Komisioni i Ligjeve do të diskutojë, dhe nuk preket asnjë amendament në trajtën e dokumentit të plotë. Janë dy procese që ecin në mënyrë të pavarur. Dhe do të ecet siç e përcakton Kushtetuta për ndryshimet kushtetuese, apo dhe për ligjet që duan shumicë të cilësuar votash.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb