Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në “Real Story” në ‘News24’ se nëse PS-ja nuk merr shumicën në zgjedhjet e 25 prillit, ‘hallin’ do ia delegojë dikujt tjetër. Ndonëse Balla ia përsëriti edhe një herë pyetjen, Rama tha se nuk ecën me ‘sikur’.

“Nëse PS nuk merr shumicën që mua bashkë me shqiptarët më duhet për ta çuar Shqipërinë në majën ku mund të ngjitet, por s’i ka mandatet për të qeverisur dhe duhet që të fillojë të bëjë një proces nga halli, hallin do ia delegojë dikujt tjetër. PS nuk do mbarojë nëse mbaron karriera ime. PS do të vazhdojë.”, pohoi ai.

Balla: Ju po thoni se nëse ju nuk merrni 71 mandate, ju nuk dot a çoni vendin në zgjedhje të reja, por do ia lini vendin dikujt nga një parti tjetër?

Rama: Si kam qenë këto ‘siku, sikur’. PS do të marrë nga 74 deri në 78 deputetë. Përgjigja që të dhashë është se asnjë bashkëpunim nga halli unë s’jam më i gatshëm të bëjë. Me shqiptarët bashkëpunojë nga pasioni, majën që e kam parë me sy hapur, e kam ëndërruar kur kam hyrë në këtë rrugë, ta arrijmë. Unë besoj shumë tek ëndrrat me sy hapur. Por duan forcë karakteri dhe që ta ndash mendjen se mes të parës dhe të bërës është det i tërë në mes. Kjo është arsyeja se pse jam këtu. Mandati i tretë është për të çuar para këto punë. Për të vijuar këtë cikël. Ne i kemi gati, Kompaninë më të madhe të botës për turizmin, një projekt që e bën Durrësin, Dubain e Mesdheut, dhe ne diskutojmë Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Ne kemi gati aeroportin e Vlorës që do të ndërtojë Behgjet Pacolli që e ka projektin e jetës. Nëse puna vjen deri këtu, mbase unë kam gabim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb