Opozitarët kanë reaguar menjëherë pas vendimit nga ana e Partisë Socialiste për të marrë një vendim bashkë me popullin në lidhje me ligjin e mbetjeve.

Pas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ai shkruan në një status në Facebook, se presioni popullor dhe reagimi masiv e struku në mbrojtje taktike qeverinë, duke lajmëruar se është tërhequr përkohësisht nga tradhëtia kombëtare për të helmuar Shqipërinë!!

“Kjo është vetëm lëvizje mashtruese për të manipuluar opinionin publik, asgje ska ndryshuar!
Shqiptarët mund dhe duhet të vendosin vetë për fatin e tyre jo një grup njerëzish që po sillen si pushtues,” shkruan ndër të tjera Salianji.

“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar” shkruajti kreu i grupit të PS, Taulant Balla pak më parë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: