Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla po zhvillon sot një bashkëbisedim me gazetarët.

Balla gjatë fjalës së tij pohoi se PS është e hapur që të presë dy emra nga PD deri ditën e diel, pasi i takon asaj që të propozojë kandidatë në raundin e 2 dhe deri të 3.

Socialisti tha se PS i qëndron paktit për të cilin është folur me opozitën, pavarësisht se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se maxhoranca është tërhequr nga marrëveshja.

“Kolegu im i grupit parlamentar të PD, Alibeaj, nëse na kujtohet mirë, të gjithë keni qenë prezent bënë sallën ngjitur, ku dy ditë më parë kemi bërë një diskutim vijues, ku mendoj se duhet të jetë e qartë, PS, lidhur me propozimet që kanë ardhur nga PD për procesin, kemi rënë dakord me ato kritere dhe parakushte që ishin vënë aty, Janë kritere të përcaktuara nga Kushtetuta. Natyrshëm sa i përket procesit, tre gjëra duhet të jenë themelore; e drejta për të propozuar, por dakordësia ka qenë që në dy raundet që vijojnë, 2-3 PS nuk ka të drejtë të propozojë, do të propozojë vetëm opozita. Nëse nuk është zgjedhur në këto raunde presidenti, ai do të zgjidhet në raundin e 4-5. Tjetra; ne kemi thënë që jemi të gatshëm që në këtë fazë të negociojmë emra. të tre grupet e opozitës mund të vijnë me emra, por duke thënë qartë që procesi të ruaj integritetin e tij. Duhet që kandidati, apo kandidatja të mbështetet vetëm me firmat e opozitës. Kemi bërë llogaritë se sa kandidatë mund të bëjnë opozita. Ata kanë mundësi që të bëjnë 2 propozime deri të dielën. Ne jemi të gatshëm që të ulemi, të flasim.

Dini gjë nëse dikush quhet kandidat nëse nuk është depozituar me 20 firma.? Jo! Ndaj them që nuk duhet të humbë asnjë rast dhe kandidati në raundin e dytë apo të tretë që do të garojë duhet të ketë vetëm firmën e opozitës. Mendoj që duke thënë që deri në raundin e tretë kemi dakordësi, është pikërisht që pas raundit të tretë të kemi të drejtën për propozim, mendoj që fryma e atij dokumenti duhet të vlente deri në raundin e tretë dhe besoj me disa modifikime që ne i kemi diskutuar dhe fakti që grupe të tjera Parlamentare të opozitës kanë kuptuar atë që kemi kuptuar edhe ne flet qartë. Por them që në kohë jemi, unë jam këtu dhe e ka shprehur publikisht dëshirën për të vijuar komunikimin,. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes dhe opozita e ka mundësitë të sjellë emrat dhe të mos i çojë dëm raundet. Le të vijë edhe me më shumë emra, por ne duhet të dëgjohemi dhe nëse ti vë kusht. Ne kemi mundësi të propozojmë tre kandidatura dhe nuk po propozojmë, por presim raundin e katërt, Pra ne jemi në përpjekje serioze për mos ti dhënë shqiptarëve një president jo të PS, pra fryma e Kushtetutës na imponon nevojën për konsensus.”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: