*Rama mbledh deputetët e Tiranës, Vlorës dhe Gjirokastrës, përcakton kandidatët
*Ja përballjet në 61 bashki, Grida Duma kandidatja e opozitës për Durrësin

TIRANE- Partia Socialiste do ti propozojë aleatëve kandidatin Dritan Leli për Bashkinë e Vlorës, një prej bashkive më të mëdha të vendit. Kjo gjë u bë e ditur sot pas mbledhjes që kryesocialisti Edi Rama pati me deputetët e Tiranës dhe Vlorës për të diskutuar në lidhje me kandidatët për bashkinë e kryeqytetit dhe atë të Vlorës. Pas këtij takimi, deputetja e PS-së për qarkun e Vlorës, Valentina Leskaj tha se mjeku Dritan Leli do ti propozohet tryezës së aleatëve për Vlorën, Floriana Koka për Sarandën dhe Gjergji Goro për Himarën.

“Pas disa sondazheve, u vendos ti propozohet tryezës së aleatëve Dritan Leli, mjeku i talentuar për Bashkinë e Vlorës. Për Bashkinë e Sarandës, Floriana Koka dhe Gjergj Goro për Himarën do i propozohen tryezës së koalicionit. Janë bërë testime, sondazhe indirekte, direkte”, tha Leskaj.

Ndërsa pak minuta më vonë, deputeti i Gjirokastrës, Arben Ahmetaj zyrtarizoi emrat për Bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës. Luiza Mandri është kandidatja e propozuar për Libohovën, Tërmet Peçin për Tepelenën, Durim Roshin për Memaliajnt, Gilberto Jaçen për Përmetin dhe Kelmend Ndonin për Këlcyrën.

Përballja në 61 bashki

E Majta E djathta
QARKU SHKODER
SHKODER
Keti Bazhdari – I papercaktuar
PUKE
Rustem Struga – Rrok Doda
VAU I DEJES
Gjok Lleshi – Zef Hila
MALESI E MADHE
Tonin Marinaj – Anton Koka
FUSHË ARRËZ
Fran Tuci – Gëzim Vata

QARKU DIBER
BULQIZE
LSI­ I papercaktuar – I papercaktuar
PESHKOPI
Shukri Xhelili – I papercaktuar
KLOS
Valbona Kola – Basir Çupa
MAT
Adelina Farici – Nezir Rizvani

QARKU KUKES
KUKES
Hasan Halili (LSI) – Bashkim Shehu
TROPOJË
Rexh Biberaj – Besnik Dushaj
HAS
Adem Lala – I papercaktuar

QARKU DURRES
DURRËS
Vangjush Dako – Grida Duma
SHIJAK
Ardian Kokomani – I papercaktuar
KRUJË
Artur Bushi – I papercaktuar

QARKU ELBASAN
ELBASAN
Qazim Sejdini – Ardian Turku
LIBRAZHD
Kastriot Gurra – I papercaktuar
BELSH
Arif Tafani – Asqeri Kuqja
PEQIN
PDIU­ I papercaktuar – Albert Kreci
CERRIK
LSI­ I papercaktuar – Kodhel Cala
GRAMSH
PS­ I papërcaktuar – I papercaktuar
PERRENJAS
Miranda Rira LSI – Bajazit Karriqi PD

QARKU FIER
FIER
Armando Subashi – I papercaktuar
ROSKOVEC
Majlinda Bufi – Gëzim Çaushi
PATOS
Rajmonda Balili – Luan Mustafaj
LUSHNJE
Fatos Tusha – Darien Xhindoli
DIVJAKE
Fredi Kokoneshi – Irakli Gorea
MALLAKASTER
LSI­ I papercaktuar – I papercaktuar

QARKU KORCE
KORCE
Sotiraq Filo – Gjergji Mero
MALIQ
Gëzim Topçiu – Xhevdet Belishta PD
BILISHT
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
POGRADEC
Diana Mile (LSI) – I papercaktuar
KOLONJE
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar
PUSTEC
I papercaktuar (Partia maqedonase) – I papercaktuar

QARKU BERAT
BERAT
I papërcaktuar (LSI ­) – Kasem Mahmutaj
URA VAJGURORE
I papercaktuar (PS) – Bujar Hoxha
SKRAPAR
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar
POLICAN
I papercaktuar (PS) – I papercaktuar
KUCOVE
I papercaktuar (LSI) – Myslim Haxhi

QARKU GJIROKASTER
GJIROKASTER
Zamira Rami (LSI) – Igli Kokalari
DROPULL
I papercaktuar (PBDNJ) – I papercaktuar
KELCYRE
Kelmend Ndoni – I papercaktuar
LIBOHOVE
Luiza Mandri – Altin Çomo
MEMALIAJ
Durim Roshi – I papercaktuar
PERMET
Gilberto Jaçe – I papercaktuar
TEPELENE
Tërmet Peçi – I papercaktuar

QARKU LEZHE
LEZHE
Viktor Tusha (LSI) – I papercaktuar
KURBIN
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
MIRDITE
I papërcaktuar – I papercaktuar

QARKU TIRANE
TIRANE
I papërcaktuar (PS) – Halim Kosova
KAMZE
Safet Gjici – Xhelal Mziu
KAVAJE
Elvis Roshi – I papercaktuar
RROGOZHINE
I papercaktuar (PDIU) – I papercaktuar
VORE
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar

QARKU VLORE
DELVINE
I papercaktuar (LSI) – Dhurim Alinani
FINIQ
I papercaktuar (PBDNJ) – I papercaktuar
HIMARE
Gjergji Goro (PS) – I papercaktuar
KONISPOL
I papercaktuar (PDIU) – I papercaktuar

QARKU SARANDE
Floriana Koka (PS) – I papercaktuar
SELENICE
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar
VLORE
Dritan Leli – I papercaktuar

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: