Detaje të reja për operacionin e djeshëm në disa burgje në vend. Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve, raportoi për “BalkanWeb” se operacioni ka zgjatur gati 9 orë duke u shtrirë përgjatë mbrëmjes së 1 shkurtit deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe janë ushtruar kontrolle në IEVP Elbasan, Peqin, Korçë, nga 8 grupe të Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 38 dhoma të të dënuarve ‘VIP’ në të tre burgjet, ndërsa janë gjetur nga efektivët 1 orë e dyshuar si telefon celualar; një xhezve e madhe ku brenda saj ishin dy qese plastike transparente me pluhur të bardhë, dyshohet kokainë, disa Playstation 3, të cilat dyshohet që mund të përdoren si pajisje komunikimi etj.

Të gjitha materialet e sekuestruara janë dorëzuar për vijimin e veprimeve hetimore oficerëve të SHKBB dhe Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: