TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka quajtur shpifje të sponsorizuara akuzat për dhënien e shtetësisë dhjetëra shtetasve, ndër të cilët emra të njohur. Kreu i Shtetit tha se ka pasur dy procedura dhe se shtetësinë e jep vetëm Presidenti i Republikës. “Pse Baton Haxhiu e ka marrë me procedurë të përshpejtuar dhe Kim Mehmeti nuk mundet”, pyeti Meta.

Ai solli dhe shembuj të tjerë si ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini që pa procedurën e posaçme nuk mund ta kishte marrë dot nënshtetësinë dhe jo më të bëhej ministre.

Presidenti kujtoi dhe fikjen e radarëve apo avionët e drogës.
“Të gjitha shpifjet që sponsorizohen nga…se s’dua të përmend fjalën rilindje sepse jemi në Korçë…Të gjitha këto janë shpifje për arsye se Kushtetuta e të qartë që shtetësinë e jep vetëm Presidenti i Republikës. Ka pasur dy procedura që ta dinë të gjithë qytetarët, që sipas tyre është normale që kolegu juaj gazetar, Batoni e ka marrë me procedurë të posaçme nënshtetësinë por është anormale që Kim Mehmeti ta marrë me procedurë të posaçme. Pse? Sepse Kim Mehmeti mbron dhe Shqipërinë dhe kufijtë e Kosovës.
Zonja Besa Shahini që ka qenë ministre për dy vite nuk do të kishte marrë dot nënshtetësinë shqiptare dhe jo më të ishte bërë ministre. Si ky rast ka dhe shumë të tjera ku qeveria ka kërkuar procedurë të posaçme për shumë qytetarë të ndryshëm. Këta shqetësohen, më vjen keq që e përmend se pse e kam marrë me procedurë të posaçme, bashkëshortja e Ylli Pangos, që jeton me të prej 8 vitesh. Ajo duhet ta kishte marrë prej 3 vitesh. Kam pyetur Shërbimin Informativ të Shtetit, dhe nuk përbën rrezik për terrorizëm. Ndërkohë, që fikjet e radarëve se cenojnë sigurinë kombëtare. Avionët që bëjnë ato punët e tjera….”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb