Sajmir Kurti, i cili plagosi 3 personat në Kavajë, ka mbajtur postin e drejtorit të Zyrës së Punës në këtë qytet. Në vitin 2014, PD­-ja e ka akuzuar për kontrabandë, kohë në të cilën ai dha dorëheqjen nga ky post.

Aktualisht Kurti nuk ka asnjë funksion politik. “Panorama” shkruan se në vitin 2012, Sajmir Kurti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit, por është “falur” nga ana e Gjykatës së Apelit, duke ia ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në atë të “detyrimit për paraqitje”.
Kurti ishte shpallur në kërkim që në muajin korrik të këtij viti (2012), por shumë shpejt është liruar nga kjo masë nga ana e gjykatës.

Asokohe, Kurti akuzohej për kontrabandën e 700 kolive me cigare, që kapnin shifrën prej 1.4 milionë euro, ndërkohë që ka dashur të shmangë detyrimin doganor prej rreth 400 milionë lekë të vjetër Sipas hetimit të Prokurorisë, cigaret ishin futur në një kontejner që vinte nga Kina, dhe se mbi to ishin hedhur dyer e dritare druri.

Kontejneri ishte porositur nga vetë biznesmeni Sajmir Kurti, ku garancia e kompanisë ishte bërë nëpërmjet një NIPTI të një kompanie tjetër.

I njohur si mik i Elvis Rroshit, me fitoren e këtij të fundit, Kurti u emërua në krye të Zyrës së Punës, post që mbajti pas akuzave të PD-së.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: