Jo gjithjë alkooli eshte i dëmshëm. Por sigurisht si çdo gjë në jetë edhe ai duhet konsumuar me karar.

Të konsumosh një gotë vere disa herë në javë ndihmon në përmirësimin e aftësive fizike tek personat e moshës së mesme madje dhe tek të vjetrit, shprehen kështu studiuesit e një universiteti të Londrës të cilët raportuan se çuditërisht ushtrimi i aktiviteteve fizike esull kryhen me më vështirësi nga këto persona.

Studiuesit kryen një studim me rreth 30.000 burra dhe gra të moshave nga 45-69 vjeç duke monitoruar aftësitë e tyre fizike dhe konsumimin e alkoolit.

Personat që kishin konsumuar  alkool deri në katër herë në javë kishin më pak probleme me shëndetin, ndiheshin më të lehtë dhe e komandonin trupin e tyre më me lehtësi, ndërsa personat që nuk konsumonin fare alkool  rezultonin të kishin një gjendje më të rënduar fizike.

Ndërkohë që ekspertët shtojnë dhe një këshillë të fundit ‘Mos e privoni veten dhe shijoni ushqimin dhe pijen,por pa e tepruar’.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: