Lulzim Basha tha se qeveria duhet t’i jepte banorëve të prekur nga tërmeti të paktë një konteiner që kushton nga 1.5- 2 milion lekë dhe se nuk duhej pritur për 500 banesat e turqve. Basha akuzon qeverinë për banorët e pastrehuar se mbron oligarkët.

“Akoma s’kemi bilanc. E gjitha ishte shfaqje. Dështimet e propagadës që ka fjalë e foto, puth fëmijë, duar dhe kokë dhe asgjë për njerëzit në nevojë. 90% e atyre që s’kanë banesa janë më keq se para 1 jave apo 2 javësh. Shumica e mediave kanë qenë afër tyre. I falenderoj dhe ato media që konsiderohen afër qeverisë pasi treguan humanizëm dhe shkuan tu.

Duhet të presim paratë e turqve që do na ndërtojnë 500 banesat? Sepse paratë e oligarkëve nuk preken. Ky shtet duhet të kishte të paktën një kontenier që kushton 1.5- 2 milion euro. Do t’i kompensonte familjet e prekura.”- tha Basha.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb