Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kandidat i PS-së për deputet në qarkun e Tiranës, tha se qytetarët duhet ta votojnë pasi ai e cilëson politikën si gjë serioze.

I ftuar në ‘Real Story’ në “News24”, Xhafaj tha se njerëzit do të vlerësojnë kontributin e tij dhe punën gjatë ushtrimit të detyrës së ministrit të Brendshëm.

“Besoj se duhet të më votojnë për atë çka kam bërë në karrierën politike, për atë çfarë jam dhe për çfarë bëj. Në mënyrë të veçantë se bëj pjesë tek ata njerëz që politikën e konsideroj si gjë serioze në atë çka përfaqësoj dhe për atë që e luftoj. Në këtë kontekst, njerëzit do të vlerësojnë këtë gjë, të paktën për mua duhet ta vlerësojnë, siç është impenjimi, sakrificat, që lidhen me reformën në drejtësi. Apo periudhën që kam ushtruar ministrinë e Brendshme. Janë vite angazhimi, sakrifice.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb