Analisti Arben Meçe shpjegoi pse kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla nuk është arrestuar për të kryer dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor. Në emision Log. nga Endri Xhafo, Meçe tha në këtë rast nuk mund të ndiqet standardi i Fredi Belerit i cili vuajti 2 vite burg, pasi ky i fundit u kap në flagrancë.
Sa i takopn rolit të SPAK dhe akuzave ndaj Prokurorisë së Posaçme, Arben Meçe shtoi se logjika e politikës është “godit gjithçka që bën drejtësia”.
Arben Meçe: Në politikë SPAK deri tani nuk ka dhënë logjikë që është i besueshëm në vendimet e veta, kjo është logjika politike, Kush mund të më jap një provë që SPAK është i besueshëm në goditjen e krimit zgjedhor. Nëse SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme janë veglat e Edi Ramës, nga ky moment atëherë është e kotë të merresh me ta. Logjika politike është e ngritur vetëm duke goditur SPAK dhe çdo gjë që bën SPAK. Prokuroria e Përgjithshme ta ngrejë taskforcën, ndaj SPAK-ut mbaj qëndrim na nxirr disa prova. Beleri dhe Memolla nuk janë në dy standarde, Beleri u kap në kushte flagrante. Beleri kaloi të gjitha hapat e sistemit tonë ligjor, kaloi Gjykatën e Shkallës së Parë, kaloi Apelin, kaloi Gjykatën Kushtetuese me këtë logjikë nuk qenka vetëm SPAK, por qenka i gjithë sistemi i drejtësisë. PD nuk e ka vetëm me SPAK akuzën për korrupsion dhe krim, por e ka me të gjithë sistemin e drejtësisë. Duhet të ruajmë një standard në analizë të gjithë sistemit. Prova që të vërtetohen duhet të jenë fizike. Beleri është anëtari i organizatës më kriminale antishqiptare. Organizata që Belerit është anëtarë nderi është organizatë e helenizimit.
(BalkanWeb)