Matthew Perry ka zbuluar një urrejtje të çuditshme të dukshme ndaj Keanu Reeves në librin e ri të kujtimeve.

“Pse vdesin mendimtarët origjinalë si River Phoenix dhe Heath Ledger, por Keanu Reeves ende ecën mes nesh?” shkruan ai ne “Friends, Lovers, And The Big Terrible Thing”, që do të dali nga 1 nëntori.

Ylli i “Friends” realizoi filmin e tij të parë, “Një natë në jetën e Jimmy Reardon”, në 1988 me mikun më të mirë, River Phoenix.

Dyshja u bënë miq të ngushtë gjatë xhirimeve në Çikago. Phoenix vdiq nga një mbidozë në moshën 23 vjeçare në 1993: “River ishte një njeri i bukur brenda dhe jashtë dhe shumë i bukur për këtë botë. Gjithmonë duket se janë djemtë me të vërtetë të talentuar ndahen nga kjo botë.

53-vjeçari, dukej se mezi po e mbante përbuzjen e tij për 58-vjeçarin me të cilin duket se nuk ka bashkëpunuar ndonjëherë, ndërsa diskutonte për mikun e tyre të përbashkët River Phoenix.

Në librin e kujtimeve, Perry përshkruan se si koha e tyre e xhirimit të filmit në Çikago ndihmoi në krijimin e një lidhje të fortë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb