Teksa përpjekja e fundit për të evakuuar civilët nga Mariupol dështoi, BBC sjell disa fakte se pse kjo përpjekje humanitare është kaq e rëndësishme. Mariupol është granatuar pothuajse vazhdimisht nga forcat ruse për disa javë dhe 90% e ndërtesave të qytetit janë dëmtuar. Të paktën 5000 njerëz kanë vdekur.

Trupat ruse deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të kapnin të gjithë qytetin, megjithëse ka pasur luftime në zonat qendrore. Të paktën 150,000 civilë mendohet se janë bllokuar në qytet, i cili para luftës banohej nga gjysmë milioni njerëz. Ata nuk kanë ushqim, ujë të rrjedhshëm apo energji.

Përpjekje të shumta janë bërë, duke përfshirë Francën, Greqinë dhe Turqinë, për evakuimin e civilëve dhe lejimin e ndihmave humanitare, por deri më tani vetëm një masë e vogël njerëzish kanë mundur të largohen nga këto korridore. Ndërkohë Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka zhvendosur me forcë rreth 40,000 njerëz në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: