Aktorja e njohur Hilary Duff është në pritje të ëmbël.
Ajo ka një vajzë dhe një djalë, ndërsa gjininë e foshnjës së tretë ende nuk e ka zbuluar.
Hilary duket se është e “frikësuar” se mos gjinia e foshnjës është vajzë.

“E di që njerëzit mendonin se ne e dinim gjininë, por jo. Në fakt jam pak e frikësuar të kem një tjetër vajzë, sepse Banksi ishte fëmijë i vështirë, edhe pse tani është një mrekulli. Gjithsesi s’e di, në mendjen time shpesh e imagjinoj si princeshën e vetme që do të ketë 2 vëllezër të ashpër”, u shpreh aktorja.

Se cila do të jetë gjinia e foshnjës, do të zbulojnë në lindjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb