Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se pjesë e luftës kundër COVID-19, do të bëhen dhe mjekët e familjes.

Përmes një postimi në “Facebook’ Vasili thekson se qeveria humbi shumë kohë për të pranuar propozimin e opozitës.

MESAZHI I VASILIT
Si kofini pas te vjelit! (VIDEO).
Pse qeveria refuzoi dhunshem testimin dhe perfshirjen e mjekut te familjes te kerkuar me insistim nga ne ??
Pse humben me vetedije kohe kaq te çmuar ne kulmin e pandemise?
Te pranojne qe vepruan marrezisht dhe te marrin pergjegjesite, qe u rendojne perpara shqiptareve.
Te përfshish sot mjekun e familjes dhe te porosisësh sot 30 mije teste eshte si kofini pas te vjelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb