Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është trajtuar tema e lëvizjes së disa demokratëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës dhe arsyet pse PD humbi në zgjedhje.

Nishani thotë se PD zgjedhjet i humbi pasi nuk arriti do të të fitojë besimin e qytetarëve, nuk ngriti frymën dhe të krijonte ‘’dallgën e madhe’’ të votuesve në qendrat e votimit.

Ai thotë se PD armë kishte vetëm popullin, nëse e motivonte dot atë ose jo. Nga ana tjetër analisti Arjan Vasjari i ka kujtuar Nishanit se ai dikur ka mbështetur lëvizjet e PD për të lënë parlamentin apo bojkotuar zgjedhjet e 25 prillit. Ai thotë se edhe vetë Nishani ka përgjegjësi në humbjen e PD, pasi përgjegjësia është kolektive.

BUJAR NISHANI: E kam duartrokitur atë program, është punuar për atë. E kam shprehur para fushatës, sa kishte nisur, e kam shprehur, i kam trajtuar në disa zona të Tiranës personalisht. Ngjiste tek reagimi i qytetarëve. PD në 2005 erdhi nga një rënie e madhe nga 97-98. Por kishte disa teza që preknin qytetarët, u hap PD, u mblodhën kritikë të lidershipit të asaj kohe, por rreshti i parë ishin me djem e vajza që kishin vizion. 2005 është e shkuar e largët, po shkojmë në 2025. Kur interesat e shoqërisë kanë ndryshuar, gjenerata ka ndryshuar. S’mund të funksionojë më.

ARJAN VASJARI: Nuk besoj që ankesat e PD do të përmbysin atë çfarë nxori 25 prilli. Në emër të një principi, gjykimi im është në këtë moment ndonëse ka sepse për fat janë caktuar komisionerët që do të trajtojnë ankesat e PD. Nëse ata me qëndrimet e tyre përmbysin rezultatin ok themi. Në këtë moment jemi të legjitimuar ta konsiderojmë Bashën humbës. Produkti i tij është i qartë, s’ndryshoj asnjë milimetër.

Po merremi shumë me pasojën, ka sens sepse politika operon me produktin. S’ka si të shmangemi. Them se duhet të merremi me shkakun, pse PD humbi zgjedhjet. Ju pyes z.Nishani pse humbi PD në zgjedhje?

BUJAR NISHANI: Nëse do e përblidhja me një fjali, nuk fitoi besimin e qytetarëve. Që do të sillte diçka ndryshe, nuk ngriti frymën, siç ka ndodhur në vende të ndryshme përreth nesh, kur ka pasur tendencë. Kur them ndryshimin dhe dallgën e madhe, edhe për manipulimet. Jam koshient. Një dallgë e madhe i fshinte. PD nuk është Polici, Gjykatë e Prokurori, të kapte ata që vidhnin vota. Ti ke vetëm një armë, popullin. E motivon dot të bëjë të pavlefshme manipulimin nga pushteti. Kjo është provuar, është gjë e provuar.

ARJAN VASJARI: Ok, shiko ne futemi në qerthull pse-sh. Kur më thua nuk krijoi frymë, pse nuk e krijoi? Për të shkuar në origjinë, madjë unë nuk po shkoj deri aty, po shkoj në mes, nga 2013 në 2021. Po e nis me analizim brezash. Ata që kanë mbaruar arsimin në 2013, me ëndrrat për t’u anëtarësuar në PD. Një brez i humbur, fillojnë në 2025. Shumë vonë, do jenë 36 vjeç deri atëhere. Pra që ne nuk merremi më me Shqipërinë e ëndrrave tona, por ikim në Europë. Kjo është dramë e madhe për PD, është brez i asgjësuar. Po rri në mes. Jam dakord me ju që në këtë vend dominon kultura e papërgjegjësisë, nuk merr njeri përgjegjësi. Nëse ne sot i drejtojmë gishtin Bashës, sepse ai është kryetar, por përgjegjësia është kolektike në politikë. Pse e them këtë? E them sepse besoj jemi konsensualë në nja dy pika nga 2013 e këtej. Nëse PD nuk do ishte sjellë në raport me institucionet, me sistemin, ndoshta produkti mund të ishte diçka tjetër. Të kthehem tek përgjegjësia kolektive. Them edhe ju jeni përgjegjës, sepse kam konsultuar sot që ju edhe i keni mbështetur këto sjellje të PD. Keni mbështetur daljen nga parlamenti dhe bojkotin e zgjedhjeve. Nëse nuk do të ndodhnin këto, do të flisnim ndryshe këtu. Nishani ka përgjegjësi. Ju keni përgjegjësi në këtë kuazidramë? Humbe, humbe, humbe, humbe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb