Djegia e pemëve është një fenomen mjaft shqetësues që ka dëmtuar sipërfaqe të tëra në të gjithë Shqipërinë.

Rasti më i fundit ka qenë në hyrje të qytetit të Vlorës ku gazetari Enrik Mehmeti ka pikasur djegien e disa pemëve ullinjsh. Aty pranë ka qenë një person i cili ishte pranë pemëve që po digjeshin. Ky u fundit është larguar pasi gazetari e pyeti mbi motivin e djegies.

Nuk dihet ende arsyeja e djegies por ishte e dukshme që zjarri ishte i qëllimshëm. Gazetari Enrik Mehmeti njoftoi zjarrfikësen për të fikur zjarrin ndërsa paralelisht nisi dhe një hetim për zjarrvënësit e ullishtes.

“Është shumë e dhimbshme, djegia e ullinjve shumëvjeçarë në anë të autostradës së Vlorës është bërë veç e veç, çka tregon se është e qëllimshme”,- thotë gazetari në videon e siguruar nga “BalkanWeb”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb