A keni menduar ndonjëherë se përse i mbyllni sytë kur e puthni dikë? Sipas psikologëve Polly Dalton dhe Sandra Murphy, hulumtimi i të cilëve është publikuar në ‘Journal of Experimental Psychology: Human Perception and Performance’, është shumë e vështirë për trurin tonë të fokusohet në shqisat tjera nëse kemi ndonjë stimulues vizual që na shpërqendron.

Si rezultat i kësaj, ne duhet t’i mbyllim sytë kur puthemi për të shijuar atë fizikisht, percjell tg. Prandaj puthja nuk është aq e mirë nëse i mbajmë sytë hapur dhe shpërqendrohemi nga shqisat tjera.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: