Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bronx, New York, ku një çift shqiptar ka gjetur vdekjen pasi ra nga kati i gjashtë, teksa tragjedia ka tronditur opinionin shqiptar.

Aktori Florind Belliu, 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Ornela, 28 vjeçe humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin në Nju Jork, teksa ende nuk dihet nëse ishte një vetëvrasje apo akti erdhi pas një debati në familje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dhimbje ka shkaktuar ngjarja për familjarët, miqtë dhe këdo që e njihte Florindin. Një e afërme e tij shkruan se aktori kishte humbur të atin dhe gjyshen dhe ishte duke vuajtur ende për largimin e tyre nga kjo jetë.

“Pse more Florind ja bere vetes tende mamit dhe motrave qe aq shume I doje pse pikerisht sot ne diten e lindjes tende ..pse ja bere femijeve kete portalet dhe njerzit shkruajne per ty fjale qe ti nuk i meriton sepse ti vuaje per humbjen BABAIT tend dhe gjyshes qe per ty ishin te shenjte …kemi mbetur pa fjale na ke shkuar te gjithe ne qe ty te njihnim se cfare djale flori ishe sikur emri qe gjyshja te vuri ..SOT datelindjen vendose ta beje me babin dhe gjyshërit e tu u prefsh ne paqe Florind Belliu”, shkruan ajo.

Hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që përfundoi në tragjedi.
Belliu dhe familja e tij ishin larguar para 6 viteve nga Shqipëria. Çifti la pas 2 djem 6 dhe 4 vjeç. Rasti është nën hetim nga policia amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb