TIRANE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është pyetur ndër të tjera nga Adi Krasta në emisionin ‘A show’ në News24 për raportet e tij me kryeministrin.

Krasta u shpreh sipas burimeve të tij ekziston një lloj pakënaqësisë nga Bushati kundrejt kryeministrit Edi Rama, por ministri e mohoi.

Pjesë nga intervista:

Adi Krasta: Pse jeni ju i pakënaqur ndaj tij?

Ministri Bushati: Nuk kam asnjë pakënaqësi ndaj Kryeministrit.

Adi Krasta: Jo zotëri, nuk më rezulton kështu. Mua më rezulton, nga burimet e mia të forta…

Ministri Bushati: Ku janë këto burime?

Adi Krasta: Gazetarët kurrë nuk i deklarojnë burimet e tyre. …që ju, nuk po përdorim atë termin që ai përdori për Thaçin, por ju mendoni që nuk e keni në kontroll këtë djalin, si me thënë indirekt. Mund të ndodhë kështu? Një njeri që flet për gjithçka vazhdimisht, sistematikisht. I keni thënë ju atij, për shembull, që të mos veshë atlete Adidas, se është turp?

Ministri Bushati: Më pyetët pak më parë, sesi reagon Ministria e Jashtme apo Ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe jo në çdo lloj rasti, Ministria e Jashtme, apo Ministri i Jashtëm e ka luksin që të reagojë në përputhje me pritshmërinë që mund të ketë opinioni publik, apo mazhoranca e opinionit publik. Dhe pozicioni i Ministrit të Jashtëm është një pozicion në vetvete disi i ndrydhur, në dallim nga institucionet e tjera. Kryeministri i Republikës është lideri në të njëjtën kohë i mazhorancës. Dhe në këtë kontekst…

Adi Krasta: E kuptova. Kjo është Nardndokiste, faleminderit.

Ministri Bushati: Jo, jo, në këtë kontekst duhen kuptuar edhe ndarja e roleve edhe në artikulimin publik.

Adi Krasta: Domethënë ju nuk e qesëndisni atë nëpër tavolina….

Ministri Bushati: S’ka kuptim, sepse po të qesëndisja Kryeministrin, në kabinetin e të cilit shërbej, unë më mirë duhet të iki nga kjo detyrë, sesa të bëj një gjë të tillë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb