Përveç aktrimit, Donald Veshaj ka shfaqur talent edhe në pikturë. Pas portretit të  Ismail Qemalit, që doli në ankand dhe u shit për një shifër prej 12 mijë euro, sot Donaldi vendosi të bëjë edhe portretin e Beatrix.

Por gjërat nuk shkuan siç duhej.

Teksa këngëtarja po rrinte në profil, Donald Veshaj e pikturoi, megjithatë vajza në letër nuk ngjasonte aspak me Beatrix Ramosajn, gjë që u vu re edhe nga vetë ajo.

Hunde

“Pse kaq të madhe e kam hundën?!”, iu drejtua Beatrix Ramosaj, e cila mesa duket nuk e ka pëlqyer pikturën.

Nga ana tjetër, Donaldi e mori me sportivitet reagimin e saj duke i thënë me shaka se në fakt e ka hundën më të madhe por në pikturë ia kishte rregulluar ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: