TIRANE

Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao pak ditë më parë zbuluan se së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Çifti ende nuk e ka përzgjedhur një emër për vogëlushin e tyre, por rëndësi për ta ka që ai të jetë i shëndetshëm.

Selvija nuk ka publikuar shumë foto me barkun e rrumbullakosur në rrjetet e saj sociale, por gjatë intervistës tek “Rudina”, e gjithë vëmendja ishte tek ndryshimi në trupin e saj.

Grimierja kishte veshur një fustan jeshil të shkurtër, të lirshëm, me mëngë të gjata, që i tregonte pak barkun. Ditën e djeshme bukuroshja ka zhvilluar një bisede virtuale me ndjekësit.

Bashkëshortja e këngëtarit u komplimentua shumë edhe për make up-in, të cilin ajo zbuloi se e ka realizuar vetë. Mirëpo, kishte edhe nga ata ndjekës, të cilët e akuzuan Selvijen për ndërhyrje estetike në fytyrë.

“Pse ke bërë operacione në fytyrë?”,- i shkroi një ndjekëse, së cilës Jao iu përgjigj: “Gëzohem që mendon se kam bërë operacione, hahahaha. Po edhe nëse do bëja, s’kam pse të të jap ty llogari”.

Ndërkohë, një tjetër shkroi: “A i ke buzët e bëra?”. Edhe këtë pyetje Selvija nuk e la pa përgjigje.
“Jo zemër, s’kam asgjë të bërë, sidomos tani në shtatzëni që është e ndaluar. Por që i kam qejf t’i bëj, ndoshta pas shtatzënisë, pak për korrektim”,- iu përgjigj ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb