BERAT

Familjari i 3 të plagosurve në Berat, Ismail Alibeaj ka rrëfyer për gazetaren e News24, Eneida Petova se si ka filluar dhe ka degraduar sherri për një ulli mes dy familjeve në Berat.

72- vjeçari thotë se ishte gruaja e tij, Drita Alibeaj që po mbillte një ulli jashtë rrethimit të murit mes dy banesave ndërkohë që komshiu i erdhi dhe i tha se pse po i mbjell.

Drita Alibeaj i është kthyer duke iu përgjigjur se për këtë mund të përgjigjej shteti dhe më pas ka ndërhyrë Erion Alibeaj, djali i Drita Alibeajt që u plagos me thikë nga Viktor Dhana.

Më pas dy familjet janë përfshirë në sherr me sëpata e sende të forta teksa në sallën e operacionit janë momentalisht Erion Alibeaj dhe i biri, 18 vjeçari Eltjon Alibeaj.

Për më tepër Ismail Alibeaj thotë se Viktor Dhana nuk është i plagosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb