TIRANE

Kënga “Psikopatja jote” u prit mirë nga publiku dhe sot ka mbi 2 milionë klikime në Youtube. MC Kresha dhe Fifi e kanë kthyer në disa ditë këngën “Psikopatja jote” në një hit. Çdo gjë duket në rregull deri këtu. Mirëpo, diçka na tërhoqi vëmendjen tek MC Kresha.

Reperi u shfaq në skenë me një çantë shpine. Fillimisht nuk u kuptua pse Kresha doli me çantë, mirëpo Prive ka zbuluar arsyen.
MC Kresha e ka vendosur çantën për arsye reklamimi.

Kjo çantë e lëkurës është pjesë e koleksionit të labelit P.I.N.T (Për Inati t’Njoni-Tjetrit) ku reperi bën pjesë dhe tashmë është në shitje. Dhe ku më mirë sesa në Këngën Magjike për ta promovuar?!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb