Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Fier, ku i lënduar në këmbë ka mbetur një 40-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Ushtar Stani, 50 vjeç.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se shkak i plagosjes ka qenë një fjalë “Pse me pe ashtu?”.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: