Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje.

Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar, siç konfirmon prokurori Ramiz Buzhala.

“Janë dy grupe dhe janë perfshire 8 persona, të ndarë në dy grupe me nga 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur, i datelindjes 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistuar personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen”, ka thene ai, raporton “Gazeta Ekspress”.

Sipas tij, sherri ka ndodhur per shkaqe banale. “Jo me pe, jo ti, e keshtu”, ka thene ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: