Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij si dhe një nga agresorët.

Ngjarja ndodhi në lagjen ne.13 në qytetin bregdetar. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se shkak i sherrit të dhunshëm mes babë e bir dhe fisit Tatozi nisi pasi një prej tyre iu drejtua se; “Pse më shihni shtrembër”.

Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasi (I plagosur) si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli dhe me pas u perdor arma e zjarrit. Ndërkohë, dy të tjerë, Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për ‘Moskallëzim krimi”, ndersa dyshohet se me arme zjarri ka qelluar Klodjan Daci.

Pak pas ngjarjes, autorët e krimit janë larguar me një makinë dhe tentuan që të largoheshin, duke mos iu bindur urdhrit të policisë. Por falë postbllokut të ngritur prej 48 orësh në këtë qytet, policia ndaloi autorët, ndërsa i shoqëroi ata në komisariat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: