PARIS

Prokurorët francezë kanë deklaruar se zjarri që ka rënë në ndërtesën e Notre Dame ka gjasa të jetë aksidental. Kombi francez, Europa dhe bota u trondit nga ngjarja e paprecedentë e djegies së Katedrales, simbol kulturor në Paris.

Më shumë se 400 zjarrfikës kanë marrë pjesë në shuarjen e flakëve në Katedrale. Ata punuan 14 orë rresht për të shuar flakët në Katedralen 8-shekullore. Prokurori publik Paris Remy Heitz tha se nuk ka asnjë shenjë të dukshme se kemi të bëjmë me zjarrvënie, shkruan “Reuters”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pesëdhjetë persona janë duke hetuar për atë që e kanë konsideruar si rast kompleks hetimi. Ndërtesa u mbyll mbrëmë për publikun vizitues. Lajmi i mirë është se muret kryesore arritën që të qëndrojnë në këmbë, duke mos djegur totalisht ndërtesën me vlera të veçanta kulturore e historike për Francën.

Prokurori i Parisit ka hapur një hetim për “shkatërrimin e pavullnetshëm nga zjarri”. Prokuroria po merr në pyetje punëtorët që morën pjesë në restaurim. Shumë njerëz mbrëmë janë lutur për objektin e rëndësisë së veçantë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb