BRITANI E MADHE

Mbretëresha Elizabeth ka festuar sot 94-vjetorin e saj mes shumë urimesh, ndonëse festimet në Mbretërinë e Bashkuar nuk u organizuan si çdo vit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte fakti se Meghan dhe Harry nuk e uruan publikisht Elizabeth.Ndjekësit kanë aluduar një sërë situatash, ndërsa revista ‘Cosmopolitan’ ka treguar se në fakt Meghan dhe Harry janë tërhequr nga rrjetet sociale prej disa javësh, ndaj dhe nuk e kanë uruar publikisht Mbretëreshën.

Në këtë ditë speciale për Elizabeth nuk ka munguar urimi nga nipi tjetër i saj, Princ William, i cili publikoi së bashku me Kate një postim në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb