Eksperti ndërkombëtar për terrorizmin Adrian Shtuni i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se problemi i radikalizmit në Shqipëri në shekullin e XXI duhet parë me themel e duhen zbuluar rrënjët e çështjes.

Shtuni u shpreh se problemi po intensifikohet akoma më shumë, pasi tani shqiptarët po tërhiqen drejt Shqipërisë. Ai shtoi se duhet një plan afatgjatë për të menaxhuar situatën.

“Ka një mentalitet se duhet ta bëjmë makinën e zjarrfikëses përpara se të bjerë zjarri. Duhet menduar në mënyrë strategjike për këtë problem. Fondi është i pari, sepse pa pasur fondin e dedikuar, ti nuk bën dot planin. Ky problem nuk ka ikur. Ky problem është ende problem, madje më problem është tani sesa kur u shpall Kalifati. Kjo sepse tani këta njerëz janë në kthim. Kemi një shpërndarje, më shumë në Shqipërinë e mesme.

Ka ndodhur më shumë në Shqipërinë e Mesme e kjo dëfton se kjo nu është gjë e rastësishme. Pra, ka qenë punë sistematike e grupeve të organizuara mjaft mirë. Nuk ka qenë zhvillim social brenda komuniteteve shqiptare, por ka grupe të caktuara radikale. Nuk besoj se është ekonomia ose fakti që nuk janë të arsimuar. Për shembull, komuniteti rom që në tërësi është më keq ta themi ekonomikisht, nuk ka ikur. Problemi po intensifikohet. Ne duhet të bëjmë pyetjen se pse po i ndodh Shqipërisë kësaj në shekullin XXI. Duhet të dimë kush e financon dhe pse, e kush është qëllimi strategjik”, tha Shtuni.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb