TIRANË

Në konferencën e përbashkët për mediat kryeministri i Holandës, Mark Rutte iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me reformat që ka ndërmarrë Shqipëria për të luftuar krimin e organizuar, që nuk e bëri në tre vitet e shkuara e që u bë shkak për vendosjen e vetos për Shqipërinë.

Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi në këto dy vjet në fushën e drejtësisë për përmirësimin e rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, por edhe fakti i të qenit rigoroz e të drejtë. Të gjitha ne duhet të bëjmë shumë edhe vendi im, edhe Shqipërisë do i duhet të bëjë më shumë progesi ka qene i madh që e beri të mundur të themi PO është edhe cështje e sundimit të ligjit ekonomisë, krimit të organizuar dhe si bashkëpunojmë së bashku.

Ne duam që ky rajon të ketë perspektivë në BE për shumë arsye sepse jemi miq, sepse jemi fqinj por edhe sepse të tjerë mund të kenë influencë në këtë rajon, mund të përfitojmë gjë që ne nuk e duam. Pra ka arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike për ta bërë një gjë të tillë. ” u shpreh Rutte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb