6 muaj më parë Liverpool ishte i bindur se Philipp Coutinho nuk do të largohej pavarësisht se sa shumë braziliani e dëshironte diçka të tillë. Më vonë tre oferta të Barcelonës dhe të gjitha morën të njëjtën përgjigjeje, por çfarë ndryshoi në janar?

Kalimi i Philipp Coutinho-s nga Amfield te Barcelona ka ndryshuar shumë në një pikë. Në fakt duket sikur janë detajet e fundit të një kalimi sensacional.
019614175a4ffaf677eb9acdd516e3da
Paraprakisht nuk mund të thuash shumë nëse transferimi do të ndodhë në këtë afat kalimtar, por e sigurtë është se futbollisti i Liverpool dhe Barcelona po presin me padurim që të bashkohen, sa më shpejt të jetë e mundur.

Barcelona provoi dëshpërimisht në verë për të firmosur me brazilian, si fillim për të qetësuar atmosferën pas kalimit të Neymar te Paris SG dhe më pas për të zëvendësuar 222 milionshin, por nuk kishin rëndësi përpjekjet pasi Liverpool ishte i palëvizur.

Tani Barcelona udhëheq kampionatin me +9 pikë, 14 larg Real Madrid dhe me pamundësinë e Coutinho-s për të luajtur në “Champions League” raportohet se marrëveshja është arritur për shifrën e 142 mln stërlinave. Por pse ndryshuan gjërat?

“The Times” raporton se arsyeja janë klauzolat. Gazeta raporton se pretendimet e Barcelonës në verë nuk ishin të bazuara në realitet pasi pretendohej që nga ai të fitohej “Topi i Artë”, ndërsa tani klauzolat përfshijnë numrin e paraqitjeve të brazilianit dhe fitimin e kampionatit ose kupave.
c87d67095a4f28db77ebafce105c2bfa
Raportohet se Barcelona do të paguaj menjëherë 106 mln stërlina për të transferuar 25-vjeçarin ndërsa më pas do të japë në formë bonusi 36 mln të tjera, të cilat janë të lidhura me numrin e trofeve dhe ndeshjet që do të luajë mesfushori.

Qartësisht me këto kushte Liverpool është bindur për të lënë të lirë Coutinho-n, ndryshe nga se çfarë ishte në verë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb