Sipas History Channel, Harvey Milk, një nga zyrtarët e parë në SHBA që pranoi hapur homoseksualitetin, porositi artistin Gilbert Baker të krijonte flamurin e parë të ylberit për Paradën e komunitetit Gay në San Francisco. Simboli i zakonshëm vizual për komunitetin LGBTQ+ ishte trekëndëshi rozë, një simbol që nazistët kishin përdorur për të sinjalizuar seksualitetin e njerëzve. Në vend të tij, Baker krijoi flamurin e ylberit për të përfaqësuar diversitet dhe harmoninë.

Baker e dinte që “simboli i krenarisë” duhej të ishte ylberi.

“Trekëndëshi vinte nga një moment shumë negativ, i tmerrshëm. Na duhej diçka që shprehte dashurinë, shpirtin tonë – diçka që të vendosej nga ne dhe jo një “emër” që të na vihej ne nga të tjerët.”

Baker thotë se në 1980 ose në 1981-shin, vendosi një flamur ylber në derën e dhomës së konviktit dhe njerëzit në fillim ishin konfuzë.

“Në vitet ’85 ’86, të gjithë e dinin se çfarë ishte”, vazhdon ai.

Ka disa debate nëse Baker ishte me të vërtetë personi i parë që doli me idenë e një flamuri ylber. Shumë njerëz thonë se ideja ishte e kopjuar. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Pasi u shfaq në vitin 1978 në “San Francisco Pride”, flamuri me ngjyra ylberi u bë shpejt simbol kryesor për komunitetin LGBTQ.

Flamuri shpesh tregon një formë pranimi publik, madje edhe ftesë për komunitetin GAY, kur vendoset në ambiente publike, për shembull në një bar, restorant etj. Është një shenjë mikpritjeje, mbështetjeje dhe në një botë, ku ky grup sulmohet vazhdimisht, mbështetja është e nevojshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: