Teksa deputeti i PD-së Ervin Salianji përmendi disa herë zëdhënësen e OFL-së, e cila njoftonte gjithmonë operacionet policore, se nuk po shfaqej më në media, vjen reagimi nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Kjo e fundit theksoi se bëhej fjalë për një punonjëse policie, dhe se në këtë rast deputeti demokrat duhet të tregonte respekt.

“Vajza me syve, që mund të ishte dhe djali me syze, që nuk e do a do e kishte tërhequr kjo vëmendjen tuja, është punonjës i Policisë së Shtetit.

Keni detyrimin të respektoni gjithë njerëzit me uniformë, e për më tepër që nuk kanë lidhje me këtë sallë.”, tha Felaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb