E gjithë bota e futbollit është ngritur kundër Rusisë, sanksionet vijojnë në bllok ndërsa goditjen e fundit e mori nga FIFA, me qeverinë e futbollit botëror që i përjashtojë nga Botërori i Katar. Jo vetëm FIFA, edhe UEFA përjashtojë ekipet ruse nga komptecionet evropiane, i hoqi finalen e Champions League, ndërsa ndërpreu marrëveshjen e sponsorizonit me Gazprom, sponsori gjeneral i UEFA Champions League.

Të gjithë aktorët e futbollit i kanë përshëndetur këto vendime por ka edhe nga ata që e mendojnë ndryshe, duke i konsideruar vendimet e FIFA-s si me dy standarde. Në këtë linjë është ish kapiteni i Egjiptit, Mohamed Orik:

“Nëse dënohet Rusia me Kombëtaren dhe klubet e saj, atëherë ky dënim duhej të përfshinte edhe Izraelin që për vite me radhë po vret fëmijët dhe femrat në Palestinë. Nëse përdor dy standarde, nuk është e drejtë për të gjithë”, tha Orika.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: