TIRANE- Mazhoranca ka votuar sot pro ligjit të teatrit, duke i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re. Ndërkohë, në studion e emisionit “Opinion”, Kryeministri Rama e ka rikonfirmuar këtë fakt.

“Ne do ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar”, tha me bindje Kryeministri.

I pyetur nga analistët se “pse nuk e shemb edhe kryeministrinë e ta bëjë me xham”, nisur nga argumentat që përmendi për Teatrin, kreu i Qeverisë tha se kjo nuk është çështje shijesh.

Edhe Kryeministria mund të bëhet më e mirë me xham, me këtë argument shembe dhe atë…
“Këtu nuk bëhet fjalë për ta shembur për çështje shije… nëse do t’i referohemi atyre që ne kemi bërë në këto 5 vite për trashëgiminë kulturore, është më shumë se 25 vite të marra së bashku”, u përgjigj kryeministri.

Ndërsa pyetjes se “çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese njeh gabim vendimin për Teatrin, ndërkohë që do jetë shembur, çfarë do ndodhë”, duke devijuar përgjigjen, Rama u shpreh, “Në gjuhën shqipe kemi atë fjaëln për hallën, por kalojmë te xhaxhai… Shqipëria do bëhet me një teatër modern”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb