PRISHTINË

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar gjatë takimit me studentët në Prishtinë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Teksa një student e pyeti nëse ka një ndryshim politikash, duke qenë se në kabinetin “Rama 3” nuk ka ministra nga Kosova, Rama tha se do bëhet vetë kosovar këtë herë, por ama deklaroi se nuk do të vijë në Kosovë për të bërë fushatë.

Kujtojmë se Albin Kurti u shfaq disa herë gjatë zgjedhjeve të kaluara në vend, në përkrahje të disa kandidatëve të Vetëvendosjes në Shqipëri.

Studenti: Keni pasur dy ministra nga Kosova në qeverinë “Rama 2”, tani më nuk është asnjë. Çfarë ndodhi? Pati ndonjë ndryshim të politikave të shtetit?
Rama: Jo, tani këtë mandatin e tretë do bëhem kosovar vetë. Edhe mos e merrni me të qeshur se unë po e vendosa një gjë, e bëj.
Por nuk do vij të bëj fushatë këtu për të marrë vota, të mos ketë frikë asnjëri, unë as do vij të votoj këtu. Faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: