Rudina Dembacaj ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frrokut. Megjithatë kurioziteti i ndjekësve mbetet i madh.

Aktorja ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale në Instagram, ku mes të tjerash dikush i shkruan: “Pse nuk ke postuar më foto me vajzën e vogël të Markut?” Rudina nuk e ka kaluar pa një përgjigje duke etiketuar vajzën e duke shkruar: “Jep përgjigje të lutem.”

Rudina Dembacaj Vajza Mark Frroku Panorama Plus 3
Rudina Dembacaj Vajza Mark Frroku Panorama Plus 3

Më pas ajo ka publikuar një screenshot të bisedës që ka bërë me Ertën, ku ajo me ironi ajo i shkruan: “Sepse njerka më trajton keq”. Teksa e ka shpërndarë, Rudina e ka shoqëruar me disa të qeshura, duke vërtetuar edhe një herë se kanë një raport shumë të mirë.

Rudina Dembacaj Vajza Mark Frroku Panorama Plus 1
Rudina Dembacaj Vajza Mark Frroku Panorama Plus 1

Ndërkohë dikush tjetër i shkruan se përse nuk e poston djalin e Markut. Rudina ka publikuar një foto ku shihet Marku duke mbajtur në prehër vajzë e saj Viktorian dhe Rudina djalin e tij. “Se nuk do, është në sinkron me Vikin”- shkruan aktorja.

Rudina Dembacaj Vajza Mark Frroku Panorama Plus 2
Rudina Dembacaj Vajza Mark Frroku Panorama Plus 2

Ndërkohë Rudina nuk shfaqet shpesh me vajzën e Markut dhe këtë e ka treguar vetë. Pak muaj më parë ajo publikoi foton e parë me të, që ishte foto e vjetër dhe sipas asaj që shkruante Rudina në mbishkrim ‘janë larg gjeografikisht’ duke lënë të kuptohet se ajo nuk jeton në Shqipëri.

“Mara me njerkën e saj. E dija që do bëhem grua, jam bijë, motër, nënë por kurrë nuk kam menduar më parë, që do isha dhe njerkë. Më ka plotësuar pa fund dashuria për fëmijet e burrit tim. Ju dua shumë. (është foto e gushtit se jemi pak larg gjeografikisht)”-ka shkruar Rudina.
Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP. Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali. Kurse Rudina ka edhe një vajzë, Viktoriam nga martesa e saj e parë.

Rudina ka treguar se ajo dhe Marku janë gati për tu bërë prindër. Në një intervistë aktorja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo./ PANORAMAPLUS

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb