Mbrëmjen e sotme emisioni “Në Shënjestër” ka siguruar dëshmitë e punonjësve të kompanisë Zico SH.A, brenda konteinerit të së cilës u gjetën 119 kilogramë kokainë. I ftuar në studio, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se  ka pak shanse që pronari im kompanisë të thërritet dhe kjo çështje do të mbyllet

“Ky kontrolli është të tallesh me njerëzit. Këtu sa të jetë në qendër të vëmendjes së mediave do të bëhet sikur bëhen kontrolle, do bëhen hetime. Nuk besoj se do ta thërrasin kurrë pronarin e kompanisë që është në Amerikë se do thonë që nuk ka dijeni dhe do mjaftohen me administratorin”- tha Abilekaj.

Sipas gazetarit Poli Hoxha, pronari i Zico, SH.A duhej të ishte thërritur me kohë në prokurori pasi është personi që ka lajmëruar policinë.

“Prokuroria duhet ta kishte thërritur. Duhet t’i pritet bileta dhe të vijë. S’ka arsye pse mos të vijë dhe edhe sikur mos jetë pronari ai ka lajmëruar policinë. Është person në dijeni”- tha gazetari Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: