Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë live për News24 ka thënë se shembja e Teatrit nuk mund të ndalej pasi as 10 mijë veta të paarmatosur dhe të pambrojtur nuk mund t’i bënin dot ballë Policisë.

Kryemadhi thotë se nga ana tjetër qëllimi i Aleancës dhe opozitës nuk ishte për të pasur viktima, por kryeministri Rama nuk e ka problem sipas saj edhe të vrasë.

Ndërkohë Kryemadhi ashtu si dhe Basha siguron që Teatri do të bëhet aty ku ka qenë, në atë truall siç ishte duke shtuar se Teatri i Ri është vetëm një projekt- ide dhe jo konkret.

”Duhet një reagim qytetar ndaj identitetit tonë. Një popull asimilohet me dhunë, duke hequr trashëgiminë e vet. është emergjente dhe urgjente. Mjafton të shohësh kurrikulat e arsimit po varfërohen. çdo gjë që ka lidhje me të shkuarën shqiptare po venitet me elementë që nuk kanë jetëgjatësi. është thirrje urgjente për këtë nismë të Ramës ndaj shkombëtarizimit shqiptar.
Ajo që unë dua të them është që 10 njerëz, apo dhe 10 mijë njerëz të pambrojtur, pa armë, pa ushtri, burra e gra, pensionistë nuk mund të përballen me Policinë e armatosur.
Mbrojtja e Teatrit nuk kishte të bënte vetëm me vendosjen e njerëzit për t’u goditur fizikisht. Rama nuk e ka problem të vrasë njerëz. I vret dhe i harron. I çon në mish për top. Si Aleanca për Teatrin ashtu si çdo përfaqësues tjetër nuk kemi pasur për qëllim të kishim viktima por të nxirrnim fytyrën e Ramës.
Ajo do rindërtohet siç ka qenë, me të njëjtat projekte. E keni dëgjuar dje ministres e kulturës kur tha nuk është projekt, është ide- projekt. Nuk ka projekt.

Kodra e Diellit është një rezidencë ku banojnë më shumë socialistë se ne të opozitës. Aty do të rindërohet në të njëjtin vend Teatri. Ai gjithmonë kështu i ka shembur gjithë veprat kulturore dhe kinematë e Shqipërisë.”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb