Shtatori po vjen dhe nxënësit duhet të zgjedhin se ku do të studiojnë. Albanian College është një nga alternativat në Shqipëri dhe për të folur për të i ftuar në News24 ishte një nga nismëtarët dhe anëtari i bordit drejtues, Andrew Watson.

Watson thotë se Albania College filloi si ëndërr kur ai u komunikua nga Astrit Veliaj dhe erdhi në Shqipëri për të transformuar arsimin.

Ai thekson se ky Kolegj i cili momentalisht ka dy kampuse në Durrës e Tiranë ofron standardet më cilësore ndërkombëtare dhe programe lider në botë për edukimin.

Pse Albanian College? Watson thotë se nëse nxënësit duan të jenë të lumtur, të vendosur dhe të suksesshëm, atëhere po bëjnë zgjidhjen e duhur.

ANDREW WATSON: Albania College filloi si ëndërr. U komunikova nga Astrit Veliaj që synonte të transformonte arsimin në Shqipëri, dhe më pyeti nëse donte të bënte realitet këtë ëndërr. Për 6 muaj, mendoja që është objektiv ambicioz hapëm universitetin në Durrës dhe më pas në Tiranë.

Roli im përveç kësaj vijon të mbetem aktiv si anëtar i bordit drejtues. Përbëhet nga ekspertë ndërkombëtare. Duam të ofrojmë standardet më cilësore ndërkombëtare.

Bazuar mbi këtë ide është zhvilluar Albanian College, me dy kampuse në Durrës e Tiranë.

PYETJA: Çfaër programesh ofron?

ANDREW WATSON: Së pari, në japim programe lider në botë për edukimin ndërkombëtar. 4 programe në gjuhën angleze të njëpasnjëshme.

Për arsye se duam të identifikojmë dhe përgjigjemi kërkesave. Si në Tiranë e Durrës, më pas e në Fier e Elbasan. Ju japim mundësi nxënësve të zgjedhin diçka ndryshe. IB niset nga një pyetje e thjeshtë, cili është roli i shkollës? Çfarë roli luajmë në këtë proces? Nxënësit duhet të jenë kuriozë. Duam që nxënësit të jenë riskues, të ekuilibruar, kritikë, të bëjnë kërkim shkencor, të përgjegjshëm për zgjedhjet e tyre, të jenë mësim nxënës të pavarur.

Për të bërë një shembull tjetër mes dy niveleve, nëse kemi në arsimin e vjetër një mësues që jep leksion, në IB është një concept për tu zhvilluar apo projekt për të zhvilluar.

Nëpërmjet këtyre metodave modern të edukimit nxënësit kuptojnë disiplimin e lëndës që po studiojnë. IB beson në formimin gjithpërfshirës.

PYETJA: Nga vijnë pedagogët?

ANDREW WATSON: Albanian College synon të ofrojë programe ndërkombëtarë, dhe për këtë duhen mësuesit më të mirë. Ata sjellin eksperiencën e tyre në shkollë. Vijnë nga vende të ndryshme kryesisht nga SHBA, Anglia, Kanada, Azia, Gjermania, Spanja. Kjo është shumë e rëndësishme. Eksperienca jonë është arsimi global. I jep mundësi nxënësve të kuptojnë identitetin e tyre.

PYETJA: Çfarë mundësi kanë nxënësit për të ndjekur universitetet?

ANDREW WATSON: Diploma e IB mbasi mbarojnë klasën e 12-të kanë mundësi të pranohen në univeristetet më të mira të botës. Mund të përmendet Purdue University, University College Londër. Programi amerikan ju bën të mundur nxënësve tanë të përfitojnë diplomë që të pranohen në universitete të ndryshme.

PYETJA: Diçka më shumë për projektet e radhës?

ANDREW WATSON: Aktualisht kemi dy kampuse në Tiranë e Durrës, ofrojmë programe amerikane dhe IB. Duam një kampus të dytë në Tiranë dhe të tjera në Elbasan e Fier. Duam t’i japim nxënësve të kenë programe moderne arsimi. Duam të vijojmë me Institutin e Trajnimin të mësuesve. Zhvillimet e COVID-19 këto 2 vite e kanë shtyrë realizimin e këtyre programeve.

Instituti i trajnimeve në Albanian Collegue është vërtet projekti më i ri. Duhet lidhje mes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Është një thirrje që u drejtohet gjithë mësuesve në Shqipëri dhe studentëve që përfundojnë universitetin, që do të përfitojnë nga trajnimet. Do të kenë mundësi të punojnë në shkolla. Kemi pasur disa raste që mësues asistentë në Kolegjin tonë janë pranuar si mësues kryesorë në shkolla ndërkombëtare.

PYETJA: Pse duhet të zgjedhin Albanian College?

ANDREW WATSON: Nëse duan të bëhen lider, të jenë entuziastë nga një eksperiencë e tillë arsimi, do të ishin të lumtur. Unë jam babai dy vajzave, të dyja kanë studiiuar në programe IB. Ato janë të vendosura në vendimet e tyre, çfarë duhet bërë për të qenë të suksesshëm. E dinë çdo të thotë të jesh i lumtur, në këto kohë pasigurie nxënësit duhet të mësojnë si të jenë të lumtur dhe të bëjnë të lumtur të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb