Në emisionin “Open” në News24 është duke u diskutuar nga penalistët për prezencën e bandave shqiptare në Amerikën Latine dhe aktivitetin në rritje të tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Gazetari i kronikës Juli Kasapi, i cili e ka vizituar personalisht Ekuadorin u shpreh se dy shqiptarët e arrestuar së fundmi, Franko Malo dhe Gentjan Meta kanë shkuar në shtetin latin për të marrë një ngarkesë shumë të madhe kokaine.

Sipas tij grupet shqiptare tashmë janë vendosur në Guajakil, qytet-portin më të madh të Ekuadorit dhe kryejnë kryesisht rolin e emisarëve në trafikun e drogës por edhe bashkëpunojnë me klanet mafioze meksikane.

Iavxa5o5lfchfm3bq5oats3hbe 1 765x450
Iavxa5o5lfchfm3bq5oats3hbe 1 765×450

DISKUTIMI:

Kasapi: Nisur nga fakti që njëri prej tyre tani është 33 vjeç dhe janë dy personazhe që janë të panjohur për autoritetet tona. Deri tani dyshoj se janë dy emisarë dhe nuk janë koka e grupit.

Daci: Kanë shkuar për të marrë ngarkesë. Asnjëherë koka e grupit kriminal nuk paraqitet në vendin e origjinës për të marrë lëndën narkotike. Ata janë ushtarët, të cilët do kujdeseshin që lënda narkotike të merrej dhe të çohej në portin e Roterdamit dhe aty do ndahej për tregun e Australisë apo vendet europiane. Përgjithësisht grupet shqiptare janë me njerëz që kanë lidhje gjaku, lidhje familjare të afërt me njëri-tjetrin. Përgjithësisht grupet shqiptare bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, s’janë mafia tipike, ose familje mafioze. Nisur edhe nga mënyra si funksionojnë grupet kriminale asnjëherë truri i grupit nuk lëviz  nga vendi ku qëndron. Pra nuk ekspozohet kurrë.

Kasapi: Këta janë person që më së shumti qëndrojnë në Ekuador. Ekuadori nuk prodhon kokainë, por Peruja dhe Kolumbia, por preferohet ky vend se përdoret dollari amerikan, ndërsa e gjithë shëpërndarja e kokainës bëhet nga Ekuadori. Nuk ka informacion se kjo kokainë e blerë në Peru do të zhvendosej menjëherë në Australi apo ku thatë ju.

Mesatarisht përllogariten ne Ekuador, 300 shqiptarë që janë identifikuar që jetojnë atje. Pjesa më e madhe ne Guajakil. Por dyshohet se ky numër është dyfish më i lartë, rreth 600 shqiptarë janë në Ekuador.

Eni Vasili: Këta merren me trafiqe?

Kasapi: Po nuk dyshoj se shkojnë për turizëm se shihet edhe vendi ku shkojnë, qyteti port më i madh në Ekuador. Aty mund të vritesh edhe për 500 dollarë se ka kriminalitet tepër të lartë. Biznesi është në Guajakil dhe aty niset ngarkesat më të mëdha të drogës për në Europë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb