Emisioni ‘Real Story’ në News 24 pas artikullit të ‘Bild’ për lobimin e PD i është rikthyer edhe njëherë përgjimeve për shit- blerjen e votave në 2019, për zgjedhjet e 2017 në Dibër por dhe të zyrtarëve në Durrës, përfshi ish- kryetarin e bashkisë Vangjush Dako me njerëz të inkriminuar.

Drejtuesi i emisionit, Sokol Balla ka thënë se përgjimet nuk do t’i refuzonte po t’ia kishin dhënë atij por tek ‘Bild’ u rrit pjaca.

Kurse Edvin Kulluri, ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ka thënë se dy liderat, Basha dhe Rama nuk i japin shpjegim çështjeve të lobimit rus dhe të fotos me Obamën, dhe prandaj disa gjëra shqiptarët kanë dëshirë t’i dëgjojnë nga mediat e huaja dhe jo nga ato vendase.

 

PSE PËRGJIMET NË 2019 U PUBLIKUAN TEK GAZETA GJERMANE ‘BILD’?

Sokol Balla: Ka qenë pazar apo jo pastaj është gjë tjetër

Arion Sulo: Ajo ishte punë gazetareske se ishte punë ekskluzive.

Alfred Lela: Historia nuk ishte eksluzive por audio ishte ekskluzive

Arion Sulo: Përmbajtja e tyre u pasurua tek ‘Bild’ dhe ishte nga dosja e Prokurorisë

Sokol Balla: Ishte lajm dalja e zërave apo ishte lajm dalja e zërave tek ‘Bild’?

Arion Sulo: Aty kanë dalë gjashtë përgjime

Sokol Balla: Po, por për shkak të reputacionit të tij. Por jo për shkak se ishte ndonjë punë gazetareske

Arion Sulo: Nëse ju quhet punë gazetareske, që merr dosjen e Prokurorisë, që e provon që nuk është e stisur. Por lajmi nuk jepet lajmi merret.

Sokol Balla: Nuk do të thonim jo por u rrit piaca tek ‘Bild’.

Arion Sulo: Ajo që shtrohet është pse e botuan dhe pse e hoqën

Sokol Balla: I heqin thelbin lajmit? I heqin besueshmërinë për lajmet e tjera?

Arion Lela: I heqin besueshmërinë lajmin që vendosën

Edvin Kulluri: Ne po e kërkojmë paanshmërinë. Pjesa më e madhe kur u bë protesta situata u bë dramatike. Disa gazetarë ishin qesharakë dhe gazetaria merr formën e politikës. Dhe shpëtimin e gjejmë ndonjëherë tek mediat e huaja. Ka krijuar kakofoni në opinionin publik. E kërkojmë ne Bild-in dhe Times-in.

Doja të saktësoja që  të dyja çështjet nuk janë lobimi dhe Basha kundër Ramës dhe Bilalit. Duke përdorur këtë retorikë, nuk japin shpjegime. Thonë nuk ka asgjë të vërtetë. Këta njerëz do japin ndonjeherë shpjegime për këto përpara opinionit publik?

Këto dy çështje nuk do të mbyllen pasi ka gjëra që nuk shkojnë. Këta dy zotërinj kanë ndonëj fije ndërgjegjshmërie? Edhe gazetarët janë lodhur, kanë hyrë në përtacinë e komunikimit në median publike. Disa gjëra kemi qejf që t’i dëgjojmë nga mediat e huaja, dhe kjo është faji i këtyre që nuk japin përgjigje për gjërat që akuzohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb