Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, u pyet sesi mund të premtohet uji i pijshëm në vitin 2021, ndërsa PS ka qenë tetë vjet në pushtet.

Majko theksoi se Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të pasura me burime hidrike në Ballkan. Ai shtoi se Partia Socialiste do të bëjë gabime, por se gjithmonë përmirësohet e se mban përgjegjësi për çdo gjë që thotë.

“Konsiderohemi një nga vendet më të pasura me ujë. Gabime do bëjmë sërish, por shpresojmë që mos përsërisim një gabim nga e para. Mos harrojmë se na kanë zënë dy flama, tërmeti dhe pandemia. Sa i përket Tiranës, mund ta quajmë qytet atipik. Këtu e dinë të gjithë se çfarë bën politikani. Të njohin të gjithë se çfarë bën, se të ndjekin edhe pas orarit të punës.

Në Tiranë është kryeshpresa dhe kryeqendrra e shqiptarëve. Derisa shumë shqiptarë duan të vijnë në Tiranë, presioni është i jashtëzakonshëm. Rama bën librat pas humbjes, kurse Basha përpara. Ne problemin e kemi me qytetarët, sepse rivalët tanë nuk i votojnë. ne po mendojmë të bëjmë reformim të PS-së. Alternativa më e mirë për të qeverisur jemi ne”, u shpreh Majko.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: