Zbulohet arsyeja, ja përse Princi Philip nuk u bë kurrë një Mbret

Princi Philip ka vdekur sot në moshën 99 vjeçare.

Duka, i njohur po ashtu si Princi Philip, nuk ishte kurrë në vijë për fronin – për të cilin djali i tij më i madh, Charles, po pret radhën – dhe kurrë nuk gëzoi titullin e mbretit.

Kjo për shkak se në Mbretërinë e Bashkuar, një grua që martohet me monarkun mund ta përdor titullin ceremonial të mbretëreshës – por një burrë që martohet me monarken nuk mund ta përdor titullin e mbretit, e i cili mund të përdoret vetëm nga sovranët meshkuj.

Mbretëresha me Princin Philip kishin katër fëmijë së bashku: Princin Charles, 72 vjeç tashmë;

Princeshën Anë, 70; Princin Andrew, 61 dhe Princin Edward 57, shkruan BBC.

Princi Philip shpesh e ushtroi vullnetin e tij ndaj fëmijëve kur ata ishin të rinj.

Biografia e familjes mbretërore citon Princin Andrew të ketë thënë për fëmijërinë e tij: “Dhembshuria vjen nga Mbretëresha. Detyra dhe disiplina vijnë prej tij.”

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb