Kandidati i PD-së në listën e qarkut Korçë Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” u pyet për faktin se përse Rama kërkon që të bashkëpunojë me Partinë Demokratike.

Salianji thekson se Rama me këtë veprim, kërkon që të bëjë zhurmë tek opozita, si dhe të zhvendosë vëmendjen nga shit-blerja e votave.

Rama kërkon bashkëpunim me PD-në, me kusht që të ndahet nga LSI-ja, nga Ilir Meta. Si i përgjigjet PD?

Edi Rama mund të bëjë çka të dojë në atë kazermën e vet.

Pse e kërkon?

Edi Rama s’mund të vendos për PD. E kërkon për të zhvendosur vëmendje, për të bërë zhurmë në PD, për të hequr vëmendje nga shitblerja e votave. PD vjen në krye të funksionit të vet, dhe jo si të duket që ky tipi kontrollon dhe opozitën. Ne jemi në një koalicion me LSI.

Sapo të përfundoje procesi dhe certifikimi i zgjedhjeve, ne vazhdojmë dhe rinegociojmë gjithçka tjetër. Jemi në koalicion me ato parti që bëmë. S’mund të kalojmë hapa dhe të flasë cilido pa marrë vendimmarrjen e strukturave. Shumë mund të prisnin performancë të mirë, por fokusi është tek zgjedhjet, tek kontestimi. Beteja e PD ka për të qene për fat të keq për Shqipërinë, betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Si e shihni qëndrimin e Agron Dukës?

Ai i pranoi zgjedhjet. Kam ndjekur një reagim të ashpër, që jam gati të lë zgjedhjet për shkak të përfshirjes së elementeve kriminale në zgjedhje. Kjo tregon se zgjedhjet kanë qenë problematike, dhe se di se si mund të ketë urime. Se di nëse e ka shkruar vetë. Qëndrimi im është i qartë që një palë zgjedhje ku je gati të tërhiqesh nga zgjedhjet, s’mund të jenë zgjedhje. Në lidhje me kritikat apo diskutimet, ne do të ulemi, do t’i diskutojmë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: