Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ndërsa shton se Lefter Koka nuk është koka e aferës.

Sipas Manjanit, asnjërin prej pronarëve dhe administratorëve të këtij biznesi nuk i solli Lefter Koka.

REAGIMI I MANJANIT
Cështja “inceneratori” që po na serviret si InceneraTeri, nuk hahet as me vaj e as me uthull.
Lefter Koka nuk është koka e kësaj afere. Askush e beson se bisnesin e incenerimit e solli Lefteri. Asnjërin prej pronarëve dhe administratorëve të këtij bisnesi nuk i solli Lefter Koka.
Kjo dihet botërisht, privatisht e zyrtarisht.
I thonë se është i korruptuar sepse 8 firma me NIPT në Durrës kanë faturuar për llogari të inceneratorëve. Lidhja e Lefterit me këto faturime është dukshëm e paprovuar.
Sinqerisht nuk e kuptoj llogjikën e një akuze korrupsioni, pa patur në dorë faktin, dmth paratë e korrupsionit. As LSI si kallëzuese e as SPAK nuk duket që ti kenë gjetur një cent të vetëm Lefterit nga shuma e parave që këto 8 firmat kanë faturuar.
Korrupsion pa lekë nuk di të ketë!
Nëse ka atëherë i bie që të gjithë firmat e Tiranës që faturojnë te Inceneratori i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit që çojnë në burg për korrupsion kryeministrin, kryetarët e bashkive,ministrat e mjedisit,të financave dhe deputetët e këtyre zonave.
Hajt ta bëjm burgun si ushtrinë dikur….
I thonë se ka bërë vendime qeverie. Po pse mo Lefteri ishte qeveria, apo njëri prej anëtarëve të saj?! Nëse ndjekim këtë logjikë, përse Rama kryetari i qeverisë nuk është në paraburgim?!
Ça llogjike është kjo?!
Insistoj që hetimi i inceratorëve është i paplotë, i mangët dhe i keqorientuar politikisht.
Imagjinoni, SPAK ende nuk ka pyetur pronarët e këtij biznsesi. Le pastaj të shkojë te kokat e kësaj afere!
Kanë mbetur vetëm tek koka e Lefterit, i cili u “incenerua” politikisht nga Meta dhe më pas nga Rama.
Më vjen keq të shoh që prokurorë e gjykatës bëhen pjesë e këtyre lojërave politike dhe jo shërbëtorë të të vërtetës.
Shuuuuuum të fala reformës!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb