Pas pyetjes publike të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se pse qeveria nuk hapte COVID 4, vjen dhe përgjigja nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë i sugjeroi Bashës që mos të fshihej pas COVID-it. Mes të tjerash, Rama kalon në një tjetër temë, atë të votimit të raportit të Dick Marty, i cili fliste për Shtëpinë e Verdhë, ku sipas tij kryheshin transpante organesh.

REAGIMI I RAMËS
Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!

Kujtojmë se Rama reaguar për këtë çështje dhe pak orë me herët, ku i kërkonte dhe presidentit Ilir Meta qëndrimin e tij për këtë dosje dhe pse votoi pro saj. “Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkroi Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb